Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajmi i Fundit/ Cikloni Zorbas mbërrin në Greqi, a rrezikohet Shqipëria?

2018/09/29 at 9:10 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajmi i Fundit/ Cikloni Zorbas mbërrin në Greqi, a rrezikohet Shqipëria?

Cikloni Zorbas ka mbërritur në brigjet e Greqisë, duke prekur fillimisht pjesën jugperëndimore të vendit.

Deri tani nuk janë raportuar probleme shumë serioze.

Erërat e forta po e rrisin vazhdimisht intensitetin e tyre, gjatë paradites vazhdojnë shtrëngatat e fuqishme të shiut, ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjithashtu probleme ka në rrugët rajonale për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve.

Shërbimi meteorologjik ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë cikloni do të përfshijë pjesën perëndimore të gadishullit të Peloponezit dhe më pas pjesën qendrore dhe lindore.

Dallgët shumë të larta dhe shirat e rrëmbyer është paralajmëruar se mund të shkaktojnë përmbytje.

Në vazhdim cikloni do të lëvizë drejt ishullit të Kretës dhe atyre të detit Egje, ndërsa më vonë pritet të prekë edhe kryeqytetin Athinë, ku gjatë pasdites së të shtunës parashikohen shtrëngata të fuqishme shiu.

A rrezikon Shqipëria nga cikloni “Zorbas”?

Në një intervistë për Ora News, meterologu Metodi Marku sqaroi se në Greqi dhe Turqi cikloni mund të shkaktoje edhe përmbytje, ndërsa në Shqipëri do të reflektohet vetëm me reshje lokale në zonën juglindore.

Pritet të sjellë shqetësime për Greqinë e jugut dhe Turqinë për arsye të shpejtësive të larta të erës që ajo do të gjenerojë gjatë udhëtimit të saj nëpër këto dy vende. Shpejtësia e erës mund të kalojë për momente të shkurta edhe 150 km/h dhe sasitë e reshjeve sidomos në Peleponez, pra në jug të Greqisë mund të arrijnë dhe mbi 200 mm, që do të thotë se ata pritet të kenë shqetësime nga përmbytjet qoftë edhe të lokalizuara. Për Shqipërinë, në luglindje, në qarkun e Korçës mund të ketë reshje por të dobëta dhe lokalisht mesatare.

Por ndërsa jugu do të përballet me reshje shiu, disa qarqe të vendit rrezikojnë nga zjarret. Më i lartë rreziku paraqitet në Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Fier.

Shtatori ka qenë tepër problematik krahasuar me muajt e verës, të cilët ishin pothuasje të qetë. Kjo masë ajri e ftohtë që erdhi në vendin tonë u shoqërua dhe me erë të fortë. Shohim zjarre problematikë dhe matanë kufirit tonë, në Mal të Zi dhe Kroaci. Pjesa më e madhe e territorit do të ketë shqetësime por pjesa më shqetësuese do të mbetet sërish veriu i vendit.

Përgjatë fundjavës temperaturat në të gjithë vendin do të njohin një rritje të lehtë, ndërsa javën e ardhshme pritet rikthimi i reshjeve.

Etiketa: cikloni zorbasmberrin ne greqishqiperia

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Para
Vendimi i KPK për Zaganjorin: Ka kryer “evazion tatimor të ligjshëm”

Vendimi i KPK për Zaganjorin: Ka kryer “evazion tatimor të ligjshëm”

Lexoni këtë material, para se të aplikoni për Lotarinë Amerikane

Lexoni këtë material, para se të aplikoni për Lotarinë Amerikane

Tërmeti në Indonezi, 380 të vdekur dhe qindra të plagosur

Tërmeti në Indonezi, 380 të vdekur dhe qindra të plagosur

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com