Në Selinë e Partisë Demokratike ka nisur mbledhja e paralajmëruar midis Kryetarit Lulzim Basha dhe krerëve të partisë në rrethe. Ndërkohë që më herët Basha ka pasur takim edhe me rrethin e bashkëpunëtorëve me të ngushtë në parti. Kjo mbledhje do të pasohet në orën 18.00 me mbledhjen e grupit parlamentar që i paraprin vendimit që lidhet me protestën që do të mbahet ditën e hënë nga opozita kundër mënyrës së si po zgjidhet Kryeprokurori i Përgjithshëm. Kujtojmë që ditën e hënë Parlamenti do të mbajë edhe seancën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm që mesa duket do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash nga vetë socialistët, të cilët janë braktisur në këtë proces edhe nga aleatët e tyrë të PDIU-së. Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e protestës në orën 9.30 të ditës së hënë para Kuvendit të Shqipërisë.