-U tha në Opinion

Balla tregon për herë të parë si e njohu Edmond Begon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:39 - 17/10/18 |
b.f

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të mërkurën, në lidhje me narkotrafikantin Edmond Bego, deklaroi se akuzat e PD-së janë një strategji për të ngulitur në mendje të opinionit publik njësërë akuzash.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, nëse e njeh shtetasin Edmond Bego? Balla tha se e njoh dhe për më tepër nuk bën pjesë tek ata njerëz që edhe kur e njohin dikë, ata shprehen se nuk e njohim.

Deputeti socialist tregoi edhe kohën kur e njohu. Ai theksoi se e ka njohur në vitin 2015 dhe është prezantuar si një biznesmen që ndërtoi një Xhami në zonën e tij elektorale.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se duke e njohur si një biznesmen, besimtar mysliman, ka frekuentuar disa herë edhe lokalin e tij për të pirë kafe.

Më tej, Balla tha se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Në lidhje me udhëtimin jashtë vendit me shtetasin Edmond Bego, Balla tha se bashkë me një grup gazetarësh, ka qenë edhe ky që kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë. Duke shtuar më tej se vetëm kaq, pasi nuk ekziston asnjë udhëtim tjetër me të.

 

Pas