Në Tanzani kanë humbur jetën të paktën 34 fëmijë si pasojë e një aksidenti rrugor, pasi shoferi i autobusit që transportonte nxënësit e një shkolle fillore, ka humbur kontrollin e drejtimit.
Një prej zyrtarëve të policisë së Tanzanisë, Charles Mkumbo, ka konfirmuar se nga ky aksident rrugor kanë humbur jetën të paktën 34 fëmijë dhe 4 të tjerë janë plagosur.
Autoritetet janë duke u përpjekur që t’i nxjerrin trupat e ngujuar, pasi autobusi goditi disa pemë. /opinion.al