Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar minutat e fundit në rrugët e Shqipërisë, të cilat po përgjaken nga aksidentet e shumta. Sipas raportimeve më të fundit, tre automjete janë përplasur në aksin Lezhë-Shkodër, i cili mësohet se për shkak të këtij aksidenti është bërë i pakalueshëm për momentin. Nga aksidenti pranë fshatit Blinisht dyshohet se janë 7 persona të lënduar. Ndërkohë që priten të tjera detaje rreth ngjarjes për të zbardhur më tej dinamikën e këtij aksidenti të rëndë. Vetëm dy orë më parë një tjetër aksident në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Cakran, i mori jetën një 87 vjeçareje dhe la të lënduar rëndë një të mitur 8 vjeçar.