Papa Francesku, gjatë një takimi me gazetarë të huaj, bëri thirrje që të ndalohet shpërndarja e lajmeve të rreme.
Kreu i Selisë së Shenjtë u kërkoi të pranishmëve të shmangin dezinformimin dhe theksoi rëndësinë e lirisë në gazetari.
“Në një kohë kur shumë përhapin lajme të rreme, përulësia të ndalon të shesësh ushqimin e prishur të keqinformimit dhe të fton drejt rrugës së mirë të së vërtetës”,-ishin fjalët e Papës.
Papa Francesku, u tha gazetarëve gjithashtu se në një ngjarje ata duhet të jenë në anën e viktimave si dhe të mbrojnë komunitete të ndryshme që janë pakt të përfaqësuara./Opinion.al E.Xh.