Kryeprokurorja Arta Marku, i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, informacione në lidhje me hetimet për lajmet e rreme të cilat ngjallin panik te qytetarët.
Po ashtu, Marku ka kërkuar informacion edhe për mënyrën se si po trajtohen materialit e kësaj çështjeje.
Lëvizja e prokurores vjen pasi ditën e djeshme në disa portale u publikua një lajm i rremë në të cilin thuhej ora se kur një tërmeti i fuqishëm do të godiste Shqipërinë. Ky lajm ngjalli panik dhe frikë te qytetarët, duke bërë që një pjesë e tyre të kalonte natën jashtë.
NJOFTIM
Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi nga Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.
Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit. Zyra e Shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm./ Opinion.al E.Xh.