Kryeministri Rama ka njoftuar se fondit të subvencioneve për fermerët do t’i shtohen edhe 400 milionë lekë nga buxheti i shtetit.
Sipas kryeministrit do të përfirojnë 95% e atyre që do të aplikojnë për fondet e Skemës Kombëtare si dhe do të bëhet falas vaksinimi i bagëtive për sëmundjen e brucelozës.
“Lajme të mira për fermerët. + 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare. 95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin. Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës. 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore”, shkruan Rama. /Opinion.al