Bota

“Lajm i keq për Rusinë, Ukraina po forcohet”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 27/04/22 |
Opi Nion

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak ka mirëpritur premtimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të dërguar më shumë armatime të rënda në Ukrainë pas bisedimeve në bazën ajrore gjermane.

“Një nga kërkesat e çuditshme të Rusisë në fillim të luftës ishte “çmilitarizimi i plotë” i Ukrainës”, shkroi ai në Twitter.

“Pas takimit epokal të djeshëm të 40 ministrave të mbrojtjes, kam një lajm të keq për Rusinë. Kapaciteti, shpejtësia, logjistika e thjeshtuar, një gamë e zgjeruar armësh – Ukraina po forcohet”,-shkroi ai.

Redaktori i sigurisë dhe mbrojtjes Deborah Haynes shqyrtoi një koalicion “të ri” të udhëhequr nga SHBA prej 40 ose më shumë vendeve që po përgatiten të furnizojnë Ukrainën me armë për muaj, nëse jo vite.

Në një kthesë të madhe dje, Gjermania u zotua të sigurojë armë të rënda për Ukrainën./Opinion.al

Pas