Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajm i keq për Kosovën nga BE, pas arrestimit të “Gylenistëve”

2018/04/04 at 11:37 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Lajm i keq për Kosovën nga BE, pas arrestimit të “Gylenistëve”

Arrestimi i gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë dhe deportimi i tyre në Turqi, konsiderohet se mund të sjellë një gjendje të re edhe në raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe procesin e saj integrues.


Bashkimi Evropian ka vlerësuar se arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve që kanë jetuar ligjërisht në Kosovë, ka ngritur pyetje për respektimin e procesit të rregullt gjyqësor.

“Sundimi i ligjit është parim themelor i Bashkimit Evropian”, i kanë rikujtuar institucionet e Kosovës, zyrtarët në Bruksel.

Përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës, ashtu siç parasheh edhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, në këtë rast kanë dështuar, thonë njohës të aspekteve ligjore dhe ata të proceseve integruese evropiane.

Florent Spahija, ekspert ligjor nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës kanë shkelur disa të drejta dhe liri themelore të njeriut në momentin kur kanë ndodhur këto veprime, dhe këta persona në mënyrë të kundërligjshëm janë larguar nga shteti i Kosovës.

Ai thotë se Kosova si vend demokratik dhe me ligje duhet të ndjekë të gjitha procedurat e veta që i ka të brendshme për deportim të njerëzve dhe vendin ku i deporton, siç thotë ai, duhet të jetë vend ku respektohen rregullat dhe ligjet.

“Kosova kur e ka bërë depërtimin e gjashtë shtetasve turq ka shkuar në mënyrë arbitrare, pasi që asnjë informatë nuk lëshohet për publikun se kush ka dhënë urdhër dhe çfarë urdhri është bërë, a është respektuar e drejta e atyre personave për t’u ankuar tek organet kompetente, fillimisht te Gjykata Themelore me afat prej tetë ditësh pasi që ta pranojnë vendimin. Pastaj te Gjykata e Apelit tetë ditë të tjera për të apeluar atë vendim dhe nuk kemi asnjë vendim gjykate ose ndonjë instance tjetër shtetërore, siç e parasheh ligji për të deportuar këta shtetas të huaj, të cilët kanë pasur leje qëndrimi sipas rregullave të vendit tonë”, thotë Spahija.

Më 29 mars, në Kosovë u arrestuan dhe më pas u deportuan për në Turqi gjashtë shtetas turq. Pesë prej të dëbuarve ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Erdogan, e fajëson klerikun Gulen për një përpjekje grusht-shteti në Turqi më 2016.

Të gjitha këto zhvillime nga analistë të fushës thuhet se do të sjellin efekte negative për vendin.

Avni Mazreku, profesor i të Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se e gjithë kjo situatë e krijuar në Kosovë nga disa akterë, nuk i shërbejnë asaj çka Kosova ka më së teprimi nevojë të dëshmojë, e që janë kapacitetet institucionale demokratike.

“Kosova jo vetëm tash, por edhe në të kaluarën është kualifikuar si një vend që nuk ka stabilitet institucional. Një situatë kaotike e ndërveprimit institucional që ka ndodhur në këtë rast, nuk do të jetë notë pozitive për Kosovën, e mbi të gjitha, asnjëri nga vendet e Bashkimit Evropian nuk i është nënshtruar një toni agresiv të Erdoganit për deportim apo për dorëzimin e këtyre njerëzve që janë të akuzuar nga Qeveria e tij për grusht-shtetit”, thotë Mazreku.

“Këto veprime nuk i kanë ndërmarrë shtetet tjera gjithmonë për shkakun se atje nuk garantohet një proces gjyqësor ‘fer’ për njerëzit që janë të akuzuar”, tha ai.

Blerta Deliu-Kodra, kryetare e Komisionit për integrime evropiane në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk kanë zhvilluar diskutime me përfaqësues të Bashkimit Evropian për të parë nëse ka pasur efekte zhvillimet e fundit.

“Është një situatë e re kjo që ka ndodhur në Republikën e Kosovë pas arrestimit të gjashtë pjesëtarëve turq, por ne ende nuk i kemi marrë imputet e fundit. Nuk jemi takuar ende për të zhvilluar diskutime, qoftë me përfaqësues të Bashkimit Evropian, qoftë me përfaqësues brenda, për të parë nëse ka pasur efekte të qarta ky fenomen”, thekson Deliu-Kodra.

“Megjithatë, unë jam optimiste që ne do të vazhdojnë angazhimin tonë, të fuqizojmë mekanizmat institucionalë dhe besoj se do të arrijmë të kemi një zgjidhje të këtij problemi”, tha ajo.

Pas deklaratave fillestare nga BE-ja, pritet që detajet tjera rreth përparimeve, sfidave dhe ngecjeve të Kosovës të publikohet pikërisht në kuadër të Raportit të Progresit, të cilin Komisioni Evropian e publikon çdo vit për vendet të cilat aspirojnë integrimet evropiane dhe arritjen e standardeve të BE-së në të ardhmen, shkruan Gazeta Blic.

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar deri më tani një marrëveshje kontraktuale dhe ajo është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Pas deklarimeve verbale, me nënshkrimin e MSA-së, Kosova ishte zotuar se do të respektojë standardet dhe normat evropiane, të cilat vlejnë për shtetet aspirante për integrim në BE.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimi e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016. synon të mbështes përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.

MSA-ja kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë që mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile t’i përmbushin standardet e aplikuara të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ishte konsideruar si hapi i parë në kuadër të proceseve integruese evropiane për Kosovën.

 

Etiketa: gylenistetkosovalajm i keq


Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Para
opinion lajm i fundit

E rëndë/ Burri masakron me sëpatë gruan, nënë e 6 fëmijëve

Horoskopi/ Lexoni cila është shenja juaj me fat për ditën e sotme

Horoskopi, 5 Prill 2018

Parashikimi/ Si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit: Pasdite shi në pjesën më të madhe të vendit
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com