Aktualitet

Lajm i fundit/Plagosje tek Komuna e Parisit, zbardhen emrat 


               Publikuar në : 23:54 - 03/08/16 |
b.f

Lajmet kontradiktore që u lidhën me të shtënat në Komunën e Parisit mbrëmjen e sotme, duket se po qartësohen. Edhe pse në njoftimin e policisë pak më parë u bë me dije që nga ngjarja nuk kishte të dëmtuar, rezulton se të shtënat me armë janë shoqëruar me plagosjen e një qyteari, i cili identifikohet si  Flamur Cullhaj. Autori i dyshuar i ngjarjes është Klajdi Kodra dhe mendohet se Cullhaj kishte një borxh të pashlyer ndaj tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, mbrapa një qendre tregtare, ku Kodra i cili udhëtonte bashkë me një të afërmin e tij, me një automjet tip BMë X5 ngjyrë e zezë, ka qëlluar në drejtim të një Flamur Cullhajt duke e lënë atë të plagosur dhe më pas është larguar drejt zonës së Selitës.

Policia ka gjetur në vendngjarje edhe një gëzhojë.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas