Një djalë i ri rreth moshës 27- vjecare është rrëzuar sot në rrugën e “Zall Herrit”, në Bovillë, ku mendohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një mali. Lajmi bëhet me dijë nga policia e Tiranës, që njofton se forca të shumta të policisë, forca zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor, kanë shkuar në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe helikopteri i Ministrisë Shëndetësisë, duke patur parasysh që terreni është i vështirë dhe i thyer. Ende nuk është identifikuar personi, por gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.