Rreth orës 09:30, në Borsh të Himarës ka ndodhur një vrasje, njofton policia. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkallë” të Himarës në banesën e viktimës.
Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.Brahimaj, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “Çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.
Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.