Një shqiptar ka ndërruar jetë në rajonin policor të Kisamos në Kretë, Greqi. Mediat vendase raportojnë se 54-vjeçari është vetëvrarë. Ai ishte arrestuar sepse u gjet pa leje qendrimi dhe pritej të deportohej në Shqipëri.
Po sipas medave greke, 54 vjecari shqiptar u vetëvar me një batanije rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes. Ai u dërgua në spital, por mjekët thanë se nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Trupi i tij u dërgua në Morgun e Spitalit të Iraklios për ekzaminim mjekoligjor, për të saktësuar shkaqet e vdekjes. Pritet që policia e Kretës të japë më shumë detaje rreth rastit të rëndë.
Kujtojmë se dy muaj më parë një tjetër shqiptar, Florenc Beqiraj, vdiq në burgjet franceze në rrethanë të mistershme, pasi edhe ai i kap pa letra dhe pritej të deportohej në Shqipëri.