Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në kryeqytet. Sipas informacioneve të para, shpërthimi ka ndodhur në zonën e Shkozës në banesën e 29-vjeçarit me inicialet K.M.
Nuk dihen arsyet e vendosjes së lëndës plasëse, por policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Deri në këto momente janë shoqëruar disa persona.