Aktualisht qytetarë të ndryshëm janë grumbulluar përpara Kryeministrisë në mbrojtje të Ballist Morinës, pas vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e tij në Serbi.
Përmes kësaj proteste qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit shqiptar dhe të Ministrisë së Jashtme për të ndaluar ekstradimin e tij drejt Serbisë, si një gjest që do të rrezikonte jetën e të riut, pas ngritjes së dronit me flamurin Autoctonus në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi- Shqipëri.
Thirrjet “Ballist Morina” janë dëgjuar në shesh, ndërkohë që protestuesit mbanin në duar një flamur kroat.