Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij pak minuta më parë ambasadorin amerikan Donald Lu. Vizita e ambasadorit Lu vjen vetëm tri ditë pasi Meta ka marrë detyrën si Presidenti i ri i Republikës. Nuk dihet nëse kjo vizitë ka karakter thjesht përshendetës për detyrën e re që ka marrë Ilir Meta në krye të Presidencës, apo do të diskutohen edhe tema të tjera që shqetësojnë politikën e ditës në Shqipëri.