Disa shtëpi dhe dyqane në Vlorë në pronësi të vëllezërve Habilaj janë sekuestruar sot Policia dhe Prokuroria e këtij qyteti. Ndaj Artan, Moisi dhe Florian Habilaj rendon akuza e pastrimit të parave. Pra dyshohet se pasuritë e tyre janë vendusor përmes trafikut të drogës. Masa e sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” është vendosur dje nga gjykata dhe sot është ezekutuar urdhri nga policia lokale.
Pasuritë e sekuestruara janë si më poshtë:
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.
Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.
Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.
Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H.(familjar i Habilajve
Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M. (familjar i Habilajve)
Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.
Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal, bën të ditur Policia e Vlorës.