Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajm i fundit/ Policia kthen në qeli ish-kreun e Rrugëve Dashamir Xhika

2018/09/01 at 7:38 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lajm i fundit/ Policia kthen në qeli ish-kreun e Rrugëve Dashamir Xhika

Ish-kreu i Autoritetit të Rrugëve, Dashamir Xhika ka përfunduar sërish në burg pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”

Këtë pasdite Policia ka bërë ekzekutimin e vendimit.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bëri me dije se:

”Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar).

Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal.”

Vendimi/ Apeli i Krimeve të Rënda rikthen në burg Dashamir Xhikën

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të rikthejë në burg Dashamir Xhikën, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Vendi u dha pas apelimit që bëri organi i akuzës. Prokuroria argumentoi se Xhika akuzohet për korrupsion në vlera të mëdha monetare dhe ka rrezik që të fshehë provat apo të arratiset. Gjithashtu, sipas organit të akuzës, sëmundja e tij, që u bë shkak që ish-zyrtari të lirohej nga qelia, nuk i rrezikon jetën edhe nëse Xhika kthehet në burg. Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga gjykata, që ve vendosi rikthimin në burg të Dashamir Xhikës.

Lirimi nga qelia

Më 26 Qershor, gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që të lirojë nga burgu ish-kreun e ARRSH-së, Dashamir Xhikën. Ky i fundit mbahej prej muajsh në burg për skandalin e abuzimeve me rrugën “Tiranë-Elbasan”.

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Ilirjana Olldashi, vendosi që të ndryshojë masën për Xhikën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Mbrojtja ka argumentuar se Xhika ka probleme me shëndetin dhe nuk përbën rrezik për shoqërinë, nuk rrezikon të largohen apo të përsërisë të njëjtën vepër penale, për të cilën po hetohet. Ndërkohë, Prokuroria paralajmëroi apelimin e vendimit.

Hetimet

Ndërkohë, hetimet për rastin vazhdojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë.

Përveç Xhikës, për rastin janë nën hetime dhe dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Nga të akuzuarit, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat. Tre ish-zyrtarët kanë bërë disa amendime të kontratave për ndërtimin e rrugëve, duke sjellë shtyrjen e afateve të tyre dhe për pasojë edhe dëme.

Gjithashtu, Prokuroria evidenton si një shkelje të rëndë edhe kryerjen e punimeve nga firmat e ndryshme, duke mos pasur më parë një burim financiar. Kjo shkelje është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të Dashamir Xhikës, ku në një moment të dytë është bërë likuidimi i firmave për punime të kryera më parë.

Ligji e ka të përcaktuar qartë se punimet kryhen pas lëvrimit të fondeve dhe jo para tyre. Prokuroria konstaton se Xhika ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Një tjetër shkelje është edhe situata e krijuar pas rrëshqitjeve të dherave në vitin 2014.

Për këtë situatë, ka pasur vonesa në vendimmarrje për zgjidhjen teknike të problematikës nga Këshilli Teknik i ARRSH-së. Ndërkohë, që nga muaji mars i këtij viti, Dashamir Xhika po gjykohet edhe në Gjykatën e Elbasanit për një tjetër skandal abuzimi me rrugët. Bëhet fjalë për skandalin e abuzimeve me rrugën Gjinar-Elbasan, ku nën akuzë është edhe ish-drejtori tjetër i ARRSH-së, Andi Toma.

Dëmi për këtë rast përllogaritet në vlerën e 600 milionë lekë. Kujtojmë se edhe ish-kreu tjetër i ARRSH-së, Andi Toma, po hetohet i lirë. Ai është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Apelit të Durrësit dy muaj më parë.

Etiketa: dashamir xhikafletearresti

Ju sugjerojmë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
Bota

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

27 Nëntor, 2025 7:39 pm
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

27 Nëntor, 2025 6:54 pm
Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Bota

Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

27 Nëntor, 2025 6:16 pm
Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme
Aktualitet

Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

27 Nëntor, 2025 5:08 pm
“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
Rajoni

“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë

27 Nëntor, 2025 4:34 pm
Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit
Aktualitet

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

27 Nëntor, 2025 3:41 pm
Para
Fotolajm/ Vajza e biznesmenit të njohur pozon nudo e mbuluar me baltë

Fotolajm/ Vajza e biznesmenit të njohur pozon nudo e mbuluar me baltë

Vrasja mafioze në Shkodër, Salianji: Qyteti po komandohet nga banda e lidhur me qeverinë Rama

Vrasja mafioze në Shkodër, Salianji: Qyteti po komandohet nga banda e lidhur me qeverinë Rama

Foto në brendësi/ Sot një yll, por si dukej Marina Vjollca në fillimet e saj si prezantuese

Foto në brendësi/ Sot një yll, por si dukej Marina Vjollca në fillimet e saj si prezantuese

TE FUNDIT

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
27 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion” kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS...

Lexo më shumë

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
27 Nëntor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë...

Lexo më shumë

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
27 Nëntor, 2025

Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com