Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth mesditës në kryeqytet. Të dhënat e para flasin për një person të plagosur.
Pamje nga ngjarja kanë mbërritur në “Ti Raporton”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë ish- Ekspozitës. Policia ka mbërritur menjëherë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i të plagosurit. /TCH