Një polic është plagosur mesditën e sotme në Kamëz. Policia tha se tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, shtetasi Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qënë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar.
Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
*Foto nga vendi i ngjarjes