Një 17 vjeçar është plagosur pak minuta më parë në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në bar kafe “Elise” përballë parlamentit, tek rruga Xhorxh Bush.
Nga të dhënat paraprake siguruar nga burime të policisë, në kafe kanë qenë dy të rinj me iniciale R.M. dhe M.Xh. Sipas dëshmisë së parë, 17 vjeçari R.M. mbante armë në brez dhe i është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.
Pra sipas të dhënave të para policore, bëhet fjalë për një vetëplagosje nga pakujdesia. I riu është shoqëruar për mjekim në spital pasi ka plagë në këmbë. Ndërsa është duke dhënë dëshminë shoku i tij. /Opinion.al