Një incident i rëndë ka ndodhur me avionin e kompanisë “Blu Panorama”, i linjës Ankona-Tiranë. Burimet thanë për opinion.al se kabina e avionit dhe njëri prej motorëve kanë marrë flakë në ajër, pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti në Itali.
Avioni kishte 100 persona në bord por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
Avioni ka arritur të bëjë ulje emergjente sërish në Ankona.
Burimi sqaroi se udhëtimi ishte i kompanisë Blu Panorama ndërsa avioni i postës italiane “Mistral Air”.
/Opinion.al