Një 50 vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur në ujërat e ftohta të Liqenit Artificial të Tiranës mesditën e sotme. Policia tha se ka marrë njoftim se rreth orës 11:20 një person është hedhur në liqen, por kur ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur trupin e pajetë të 50 vjeçarit në afërsi të digës. Janë njoftuar polumbarët për nxjerrjen e trupit.
Viktima është shtetasi me iniciale E. R., 50 vjeç. Policia tha se po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.