Dy deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë u hiqet mandati pasi nuk kanë deklaruar dënimet që kanë marrë jashtë vendit. Ata janë Dashamir Tahiri i zgjedhur i PDIU që u bë pjesë e PD si dhe Shkëlqim Selami i LSI-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi unanimisht të shpallë të pavlefshëm mandatin e Selamit ndërsa për Dashamir Tahirin votuan kundër 3 anëtarë të KQZ. Ata janë Vera Shtjefni, Klement Zguri dhe Hysen Osmanaj.
Po ashtu KQZ vendosi që ti heqë mandatin edhe Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi i zgjedhur i PS-së. Edhe për Rroshin vota ishte unanime në KQZ.
Vendimet e KQZ për shpalljen të pavlefshëm të mandatit i shkojnë Kuvendit, përkatëshisht për Selamin dhe Tahirin si dhe Qeverisë për Rroshin.
Lajmi në përditësim…