Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë ish-Stacionit të Trenit.
Filiali i bankës së grabitur ndodhet brenda ambienteve të Hipotekës, në Tiranë. Nuk dihet ende shuma e marrë nga grabitësit, ndërsa pritet të zbardhen detajet në vijim.
Mësohet se kanë qënë dy persona të maskuar dhe me pistoletë që nën kërcënimin e armës kanë mundur të vjedhin paratë.
(lajmi ne perditesim)