Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar sot nga paraburgimi biznesmenin 25 vjeçar Orest Sota. Ai u kap në Elbasan në datë 1 nëntor teksa udhëtonte me 863 mijë euro në makinë dhe dy patentat e lundrimit të Saimir Tahirit. Prokuroria ka dyshime se paratë njësoj si patentat kane qenë të Tahirit. Por sot pasi qendroi dy muaj në qelitë e paaraburgimit, Orest Sota fitoi lirinë.
Apeli rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë duke e liruar me kusht 25 vjecarin dhe duke i vendosur edhe një peng (garanci pasurore) prej 5 milionë lekësh. /Opinion.al