Një person i pajetë është gjetur në afërsi të një kabine elektrike në rrugën “Mine Pez”a në Tiranë.
Sipas burimeve të lapsi.al në vendin e ngjarjes dyshohet se atë e ka goditur rryma elektrike. Viktima është një 36-vjeçar dhe i përket i komunitetit rom.
Në vendin e ngjarjes ndodhet një grup ekspertësh që po bën verifikimet për rastin në fjalë.