Drejtori i Policisë së Elbasanit Altin Qato prej orës 14:00 të ditës së sotme ndodhet në një takim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se ai po jep shpjegime mbi arrestimin e Orest Sotës, 25 vjeccarit që u kap me 863 mijë eurove dhe patentat e Saimir Tahirit.
Altin Qato dhe prokurorët janë takuar për të koordinuar veprimet prokurorisë me policinë për hetimet, thanë burimet.