Krimi i rëndë në familje trondit Kavajën. Burri ka vrarë gruan me thikë pas një debati në familje. Mësohet se viktima eshte Sose Metushi dhe autori Sami Metushi.
“Sot rreth orës 11:00 në fshatin Karpen shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M.
Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili ështe dërguan në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.