Pas dy muajsh hetime intensive sot në mëngjes është arrestuar nga policia e kryeqytetit Ahmet Muça, pronari i ish- Universitetit Kristal i njohur si “Meti i Kristalit”. Biznesmeni Ahmet Muça është arrestuar, pasi akuzohet për shitje diplomash false.
Nga hetimet mësohet se Muça u ka shitur kohët e fundit disa personave diploma me logon e ‘Kristalit’ kundrejt 2500 eurove. Pas informacioneve, Muça u vendos në hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe në përfundim u dokumentua vepra penale e falsifikimit dhe shitjes së diplomave false duke e arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe personi tjetër me inicialet E.P. i dyshuar si bashkëpunëtor.
Universiteti “Kristal” ishte mes universiteteve private dhe publike që u mbyllën në vitin 2014 nga qeveria për mospërmbushje të kritereve, pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend. Sipas hetimeve, Muça jepte diploma të këtij universiteti, kundrejt përfitimeve monetare, pas mbylljes së tij. Diplomat mbanin data dhe vula të kohës kur Universiteti ka funksionuar