Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Grykë Zezë të Lezhës në vendin e quajtur Frutoria, ku tre fëmijë janë aksidentuar nga një zetor, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka humbur jetën. Tre fëmijët mësohen se janë kushërinj me njëri tjetrin dhe ishin të hipur mbi zetor i cili mesa duket është përmbysur në ujë duke i zënë në vete. Nga kjo ngjarje njëri nga fëmijë i moshës 10 vjeç ka humbur jetën ndërkohë dy të tjerë të moshës 11 vjeç kanë dalë nga uji.