Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese vendosi: Adriatik Llalla nuk do ti nënshtrohet Vetingut.
Ish-prokurori Adriatik Llalla dha dorëheqjen dhe kërkoi të mos ushtrojë më profesionin në sistemin e drejtësisë, për pasojë KPK vendosi 3 muaj më parë që të ndërpritet vetingu për të. Por kjo çështje u apelua nga Komisioneri Publik. Kësisoj Kolegji i Apelimit, sot vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK-së.