Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajçak viziton të hënën Kosovën dhe Serbinë

2023/02/05 at 8:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajçak mohon se ka kornizë të re për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë të hënën Kosovën dhe Serbinë, sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë.

As këtë herë nuk janë bërë të ditura hollësitë e vizitës, vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi.

Kohëve të fundit, zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe kryediplomatin e BE-së, Josep Borell, kanë përshëndetur publikisht qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për propozimin e BE-së.

Këtë plan të BE-së e përkrahin plotësisht edhe Shtetet e Bashkuara, andaj Kosova dhe Serbia janë ftuar disa herë që jenë konstruktive në qasjen ndaj këtij propozimi.

Çfarë parasheh propozimi evropian?

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një version të tij, ku nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por përkushtimi i tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Në të njëjtën kohë, Kosovës është duke iu shtruar trysnia për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mekanizmi ndërkombëtar beson se Kosova e ka marrë këtë obligim në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit dhe duhet zbatuar ato.

Kryeministri Kurti i ka prezantuar më 2 shkurt, gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por BE-ja nuk i ka komentuar ato. Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Vuçiq, në anën tjetër, i ka konsideruar këto kushte si “përralla“. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL

Ju sugjerojmë

Erdogan: “JO” Suedisë dhe Finlandës në NATO. Janë njoftuar vendet aleate
Bota

Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore

22 Mars, 2023 5:17 pm
Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
Bota

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

22 Mars, 2023 4:39 pm
Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
Politikë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

22 Mars, 2023 4:31 pm
Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
Bota

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

22 Mars, 2023 4:24 pm
Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024
Sport

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024

22 Mars, 2023 4:14 pm
Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?
Bota

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

22 Mars, 2023 4:07 pm
Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan
-Jetë dhe Stil

Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan

22 Mars, 2023 3:37 pm
Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën
Bota

Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën

22 Mars, 2023 3:26 pm
Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti
Sport

Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti

22 Mars, 2023 3:16 pm
Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë
Kronikë

Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë

22 Mars, 2023 3:09 pm
Para
E-mail kundër McGonigal, ish-e dashura:Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll  

E-mail kundër McGonigal, ish-e dashura:Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll  

“Më thoshte që e kishte mik”, ish-e dashura e McGonigal tregon raportin e tij me Ramën

“Më thoshte që e kishte mik”, ish-e dashura e McGonigal tregon raportin e tij me Ramën

“Dija që do shkonte në Shqipëri e Kosovë pa i treguar FBI”,flet ish-e dashura e McGonigal

“Dija që do shkonte në Shqipëri e Kosovë pa i treguar FBI”,flet ish-e dashura e McGonigal

TE FUNDIT

Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore

Erdogan: “JO” Suedisë dhe Finlandës në NATO. Janë njoftuar vendet aleate
22 Mars, 2023

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të përballet me provën më të madhe të udhëheqjes së tij 20-vjeçare në...

Lexo më shumë

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
22 Mars, 2023

Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të shtetit. Këto vlerësime janë bërë...

Lexo më shumë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
22 Mars, 2023

Gjetja e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 Majit është një tjetër sfidë për PD e drejtuar...

Lexo më shumë

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
22 Mars, 2023

Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavirusit, e cila e lufton virusin përmes teknologjisë mRNA. Rregullatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com