Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Laja, gatuaja, hekurosja”, sakrificat e babait që rriti dy djemtë i vetëm

2021/11/07 at 2:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Laja, gatuaja, hekurosja”, sakrificat e babait që rriti dy djemtë i vetëm

Enveri është një baba që rriti dy djem i vetëm. I lante, i hekuroste para se të iknin në shkollë. Ishte shembulli i klasës së djemve të tij. Këtë histori mjaft frymëzuese e tregoi sot në “ E Diela Shqiptare” në rubrikën “ Ka Një Mesazh Për Ty”.

Enveri nga Korça, u divorcua nga e shoqja kur fëmijët ishin ende të vegjël. Ai vendosi t’i mbante i vetëm të dy ata pasi nuk donte që të rriteshin pa njëri- tjetrin.

Historia e tij tregon se sakrifica e prindit nuk njeh limite, mund të bëjë përtej vetes çdo gjë që fëmijëve mos t’i mungojë një jetë e lumtur.

Ardit Gjebrea: Si ia del një baba që të rrisë dy djem?

Enveri: Ndoshta e kanë të vështirë gratë të rrisin fëmijë pa praninë e burrit, por shumë e vështirë të rrisësh fëmijë pa praninë e nënës.

Ardit Gjebrea: Si është Enver, më trego pak?

Enveri: Nuk e di. Merrja të voglin e vija në punë. Të madhin ia lija nënës. Vija shpejt nga puna, e çoja të madhin në shkollë, tjetrin në kopësht. Njerëzit e punës më kanë ndenjur shumë afër. Më kanë ndihmuar, nëna po, motra, kam dy motra dhe një vëlla. Por shumë sakrificë e madhe. Arrija që i laja plaçkat me dorë të fëmijëve, të mos e lodhja nënën aq shumë. Ajo më shikonte dhe bënte punë, pa ardhur unë që të mos lodhesha.

Ardit Gjebrea: I laje, i shpëlaje ti?

Enveri: Po.

Ardit Gjebrea: Po për të gatuar?

Enveri: Për të gatuar, kur bëra ushtrinë bëra një kurs kuzhinieri atë kohë dhe sot më vjen shumë dorësh të gatuaj.

Ardit Gjebrea: Pra ti gatuaje, laje, shpëlaje që djemtë t’i gjenin gjërat gati?

Enveri: Po. E them me bindje që i hekurosja, pastaj i çoja në shkollë. Kur bënin mbledhjen e prindërve, thoshte mësuesi: “Hajde ju nëna shikoni. Ky është vetëm dhe shikoni si i sjell”.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi që keni ardhur sot?

Enveri: Sot është motivi se këta, u rregulluan, i dyti bëri celebrim. Tani ata janë të lidhur shumë me mua. Nuk ka orë pa komunikuar me mua. Dhe dua t’iu them që ata të shikojnë punën e tyre, të jenë të lumtur, siç jam unë i lumtur për ata që mund të them se 90 % detyrën time them se e kam kryer por s’do të thotë që s’do jem më afër atyre sa të jem gjallë./ Tv Klan

Etiketa: enverifemijetka nje mesazh per ty

Ju sugjerojmë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Para
COVID-19,IKSHPK:Vaksinohuni tani që të mos marrim masa rigoroze në vjeshtë

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 19 raste të reja

Dritan Leli pastroi Pyllin e Sodës dy orë para paralajmërimit të Ramës

Dritan Leli pastroi Pyllin e Sodës dy orë para paralajmërimit të Ramës

Ju telefononte natën, zbardhen sjelljet e drejtorit ndaj vajzave të mitura

Ju telefononte natën, zbardhen sjelljet e drejtorit ndaj vajzave të mitura

TE FUNDIT

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
26 Nëntor, 2025

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen një armë gjahu...

Lexo më shumë

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për dorëheqje nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish ministrit...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
26 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Durrës, ku një 14-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë një 15 vjeçar....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com