Edhe Gjykata e Apelit në Tiranë, nuk pranoi t’i ndryshoje masën e sigurisë peshkatarit Gjergj Cali, i konfliktuar në fillim të muajit shtator me deputetin Armando Prenga për Lagunën e Patokut. Për të njejtat akuza, deputeti Prenga është liruar duke u izoluar në masën e “arrestit shtëpiak” ndërsa për peshkatarin Cali gjykata vendosi ta lërë në qeli deri në përfundim të hetimit.
Nga ana tjetër, pak ditë më parë Gjykata e Laçit ka liruar të plagosurin Nikoll Cali nga burgu duke i caktuar masën e “arrestit shtëpiak”. Sipas akuzës, Nikoll Cali dyshohet se është plagosur nga deputeti Armando Prenga.