TIRANË- Mbrojtësit ligjorë të deputetit Armando Prenga nuk kërkojnë më lirimin e klientit të tyre nga burgu, pasi prokuroria arriti të faktojë se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të një pistoletë tjetër përpos asaj që mbante me leje deputeti i Kurbinit.
Avokatët e Armando Prengës kishin kërkuar ne seancat e meparshme revokim të masës së sigurisë me pretendimin se është lehtësuar akuza. Por sot prokuroria dorëzoi raportin e laboratorit të policisë shkencore, të cilët kanë ekzaminuar gëzhojën e gjetur në rrugën Patok-Laç, pikërisht në vendin ku Prenga pretendon se ka qëlluar në ajër me armën e tij me leje nga Kuvendi. Sipas këtij raporti, rezulton se gëzhoja e sekuestruar me cilësinë provës material, nuk është qitur nga arma që deputeti Prenga e mbante me leje. Ekspertët thonë, se ajo është qitur nga një armë e llojit TT dhe nuk është ajo që deputeti e ka dorëzuar në polici.