Pas inspektimit të lagjes në Vaqarr, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kanë inspektuar ndërtesat që janë në rindërtim në zonën e Ndroqit.
Veliaj theksoi se deri në fund të muajit gusht, përfundojnë së ndërtuari ndërtesat në këtë zonë.
“Jemi munduar që ata që mundeshim, t’i akomodojmë, duke mos ia prishur shtëpinë. Kur të bëhet lagje e re, duhet të akomodojmë me estetikë edhe pjesët e vjetra. Shumica e objekteve kanë qenë nga ndërmarrjet bujqësore. Ky kapacitet është katër herë më i madh se ai në Vaqarr. Do bëjmë një zgjidhje sa më të mundshme estetike”, tha Veliaj.
Më pas kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë me banorët. Ai është shprehur: A u bë siç deshët apo jo? U bë siç e deshët. Jo se e deshët ju, por ishte e duhura.
“Rrofshi dhe paçshi sa më shumë fitore”, iu përgjigj qytetarja./Opinion.al