InstaBIZ

Lady Gaga reagon për ndarjen e Irina Shayk dhe Bradley Cooper


               Publikuar në : 19:58 - 10/06/19 |
el ida

Lady Gaga më në fund iu ka drejtuar një thirrje të gjithë personave që e kanë akuzuar atë për ndarjen e Bradley Cooper dhe Irina Shayk.

Sipas The Sun, para se të këndonte Shallow në një koncert në Las Vegas këtë fundjavë, Gaga i tha audiencës: “Dhe një gjë tjetër, rrini të qetë.”

Spekulimet se supermodelja Irina Shayk dhe aktori Bradley Cooper filluan të ftoheshin me njëri tjetrin, pasi Bradley dhe Gaga kënduan Shallow, nga filmi i sukseshëm i tyre “A Star is born” në Oscar, janë të shumta.

Gaga i mohoi zërat se ka kimi mes tyre kur i tha Jimmy Kimmel: “Kjo është ajo që ne dëshirojmë që të shohin. Kur këndon këngë dashurie, kjo është ajo që njerëzit duhet të ndiejnë”.

Ndërkaq Irina dhe Bradley u ndanë pas katër vjetësh së bashku. Supermodelja dhe fituesi i Oskarit filluan të dalin në vitin 2015, dhe vetëm dy vite më vonë sollën në jetë vajzën e tyre Lea De Seine./Opinion.al

Pas