Ndarja e çiftit Bradley Cooper dhe Irina Shayk javën që lamë pas ka bërë që mediat të ngrenë hipotezat nga më të ndryshmet për arsyet.
Sipas “Metro”, mendohet se modelja Shayk e ka akuzuar Cooper për tradhti me kolegen e tij në filmin “A star is born”, Lady Gaga, kur ajo nisi të vë re lidhjen e fortë mes tyre.
“Marrëdhënia e Bradley-t me mamanë e fëmijës, Irina filloi të prishet kur ai nisi të xhironte filmin me Gagën dhe ajo e akuzoi atë shumë herë për tradhti. Që nga ajo kohë, Irina nuk ka qenë në gjendje të besojë aspak te Bradley”, -u shpreh burimi pranë tyre duke theksuar se Cooper dhe Shayk ziheshin shumë shpesh.
Sipas mediave të huaja Irina e ka quajtur marrëdhënien mes tyre si të ‘papërshtatshme’. Zënkat mes tyre u shtuan edhe më shumë kur ata nisën të udhëtonin së bashku për të promovuar filmin.
Performanca e Gagës dhe Cooper gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar” vetëm sa e përkeqësoi situatën mes tyre duke çuar Irinën në vendimin drastik për ndarje./Opinion.al/