Këngëtarja e njohur Lady Gaga u nda nga i fejuari i saj Christian Carino gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Ndarja mes tyre erdhi në çastin kur kishin nisur aludimet për një lidhje mes Gagës dhe aktorit Bradley Cooper gjatë xhirimeve të filmit “A star is born”, lidhje e cila nuk rezultoi e vërtetë.
Por duket se tashmë Gaga ka nisur të komunikojë sërish me ish të fejuarin e saj.
Aktualisht ata janë duke folur vetëm si miq me njëri-tjetrin. Megjithatë sipas mediave të huaja nuk përjashtohet mundësia për një kthim mes tyre./Opinion.al/