Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ladi

2016/11/22 at 10:46 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Te Doktori

Nga Edison YPI-

Ladi ishte njeri i qeshur. E vetmja gjë që Ladi e shqiptonte i ngrysur dhe me solemnitet ishte kjo; Jeta gjatë së cilës nuk bën asgjë të madhe për të tjerët, nuk është jetë, është vdekje.

Ladin e kisha shok klase në Politeknikum. Për një gjë nuk rashë kurrë dakord me Ladin; Ladi i tallte pedagogët. Unë jo. Për mua mësimdhënësit ishin dhe mbetën gjithë kohën të shenjtë. Kur një behar shkolla vajti në “aksion” Ladi j’u bashkua “shumicës dërrmuese” si e quanim me tallje kopenë e aksionistave. Unë, si dhe në të tjera raste të ngjajshme, nuk vajta, luajta rolin e budallait. Ladi më lutej t’ja mësoja rolin e budallait. Nuk munda. Ndoshta sepse rolin e budallait nuk e luaja, budalla isha.
Pas Politeknikumit, na morën ushtar. Ladi në Marinë, unë në një repart kundërajror.
Pas ushtrie i rrëfenim njëri-tjetrit dromca militare. Katera silurues me motorra të ndryshkur gjysëm të fundosur. Nëndetse me bateri të thara dhe marinarë të alivanosur. Alarme pa asnjë shkak. Rreziqe imagjinare nga NATO. E të tjera e të tjera, Ladi të shkulte gazit me hajvanllëqet e marinës detare, asaj karrakatinës ujore së cilës sot e kësaj dite ca hajvanë i thurin lavde.

Ladi tallte gjithë kohës nomenklaturën dhe Bllokun për të cilët tregonte vazhdmisht qyfyre. Bisedat e rrezikshme dhe vizitat e fshehta bëheshin brenda një aleance ndërishullore për ta mbajtur të gjallë arqipelagun. Brenda këtij konteksti, unë dhe Ladi takoheshim dhe bënim gallatë si ilaç i domozdoshëm për parandalimin e atakut të zemrës ose çmendjes nga çmenduritë e kohës.

Lad, i thashë një ditë, ma arrestuan vëllain.

Ladi më la pa ment. Ja plasi gazit. S’ka problem tha, vëllai yt do rrijë ca vjet në një burg të vogël, ne do vazhdojmë të gjallojmë në burgun e madh. Sa mirë që vëllai yt dha një shembull madhor, bëri një gjë të madhe për të tjerët. Unë e ti nuk kemi bërë asgjë. Ti, si vëllai i të dënuarit, do heqësh picirin. Vëllai yt, meqënse nuk do ketë vëlla të dënuar, do vuaj më pak se ty.

Qëllonte që nuk takoheshim me muaj.

Një nga këto intervale u zgjat aq tepër sa u detyrova të pyes. Pyet njërin pyet tjetrin, askush nuk e dinte ku ishte zhdukur Ladi.

Kaluan edhe disa muaj të tjerë.

Ishullarët vazhdonin të thoshin se nuk e dinin ku ishte Ladi. Por jo me vendosmërinë e parë. Këtë herë në një mënyrë që të linte të dyshoje se e vërteta rreth Ladit ndrynte brenda diçka dramatike që nuk ta thoshin ngaqë nuk donin të të brengosnin.
Pasi kaloi një vit e ca që s’dihej ku ishte, u muar vesh se Lad Toto nuk ishte gjallë, por se çfarë kishte ndodhur askush nuk e dinte.

Po bëheshin më tepër se dy vite nga zhdukja e Ladit, kur u duk se e vërteta po dilte. Ladi kishte vajtur një mbrëmje tek disa kushurinj të tij në Laprakë që banonin në një parafabrikat peskatësh. Kaq. Asgjë me tepër nuk u muar vesh për vite të tëra.
Gjatë atyre viteve fati i Ladit rrëfehej nëpër ishuj me një solemnitet manastiresh. Si rrëfim murgjësh që nuk nguten, rrëfejnë ngadalë me fragmente kohore disavjeçare.
U desh të kalojnë vite të tjera për tu marrë vesh se Ladi atë natë kishte qëndruar gojëkyçur nja një orë tek kushurinjtë. Pasi ishte larguar nga kushurinjtë ishte ngjitur në terracën e parafabrikatit ku kishte ndejtur i strukur në një qoshe i mbështjellë me pallto deri në mëngjez. Në të zbardhur kishte dalë nga strukja, kishte hequr pallton, i ishte afruar ngadalë bordurës, ishte hedhur nga terraca në tokë ku e gjetën të nesërmen mbytur në gjak.

Për shumë kohë rrëfimit të kësaj llaftarie, nuk ju shtua asgjë, nuk u tregua asnjë shkak, nuk u bë asnjë interpretim, asnjë hamendje. Gjithçka mbeti e shurdhët dhe e mbytur si muzikë daullesh që vjen nga larg.

E vërteta e plotë u mësua pas vitesh. Sigurimi i kishte kërkuar Ladit ta informonte për ishullarët. Ladi nuk e la t’i ikte nga duart Fati i shumpritur. Ëndrrën e kahershme për të bërë diçka të madhe për të tjerët nuk e realizoi duke u bërë spiun por duke u vetvrarë.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Trishtuese/ Poezi për vdekjen, shkruar nga babai i Ergi Dinit një ditë para aksidentit fatal

Trishtuese/ Poezi për vdekjen, shkruar nga babai i Ergi Dinit një ditë para aksidentit fatal

“Miss Globe 2016” vjen këtë të premte me shumë surpriza

“Miss Globe 2016” vjen këtë të premte me shumë surpriza

Foto/ Stresit i vjedhin Instagramin, i nxjerrin të “palarat” për drogën dhe lekët

Foto/ Stresit i vjedhin Instagramin, i nxjerrin të “palarat” për drogën dhe lekët

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com