Shpëtim Duro është trajneri i ri i ekipit të Laçit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në rrjetet sociale. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë të larguarin Armando Cungo.
Pas 7 javëve të para të kampionatit, Duro është trajneri i tretë që do të drejtojë kurbinasit, të cilët bënë një paraqitje mjaft të mirë në kupat e Europës në fillim të sezonit, por më pas nisja e sezonit nuk ka qenë pozitive.
Duro ka drejtuar më herët disa skuadra të Kategorisë Superiore si: Skënderbeu, Partizani dhe së fundmi Kukësin, por edhe Shkëndijën e Tetovës./ Opinion.al
View this post on Instagram