Makina e shefit të personelit të Hipotekës së Laçit është djegur mbrëmjen e djeshme në lagjen 3 të këtij qyteti. Makina “Ford Focus” ngjyrë blu ka qenë e parkuar përpara shtëpisë, kur ka shpërthyer.
“Nga verifikimet e bëra rezultoi se mjeti ishte në pronësi të shtetasit E.M, 30 vjeç, banues në Laç, i cili e kishte parkuar mjetin pranë banesës së tij. Nga hetimet e kryera rezulton se tymi është shfaqur si rezultat i një shkëndije elektrike në motorrin e ventilimit”, njofton policia./Opinion.al