Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, grupi kriminal qëlloi në drejtim të agjentëve

2023/03/11 at 11:04 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, grupi kriminal qëlloi në drejtim të agjentëve

Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni i rreth 4 muajve më parë në Frakull të Fierit, ku u zbulua laboratori i kokainës në banesën e Viktor Çervanakut dhe u sekuestruar 485.5 kg kokainë në 400 thasë me pleh kimik, ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Mësohet se agjentët civil janë zbuluar nga grupi kriminal, ku bënte pjesë ish-kryekomunari Viktor Çervanaki, vëllai dhe djali i tij. Në këto rrethana, duke qenë mes rrezikimit të jetës së efektivëve dhe shanseve që operacioni të dështonte, pas 15 minutash, është vendosur ndërhyrja e forcave operacionale, duke çuar në prangosjen e disa personave.

Në të njëjtën ditë, kimisti kolumbian Zamir Rodrigez, ka arritur të arratiset nga fshati, teksa një patrullë rrugore ka tentuar ta ndalojë në Lushnje. Ai nuk i është bindur, duke marrë drejtimin për Durrës dhe pas disa minutash është sinjalizuar në Vorë për herë të fundit. Në këtë zonë, ai është futur nëpër rrugë rurale dhe të pyllëzuara duke shpëtuar përfundimisht nga sytë e shërbimeve që e kishin nën monitorim, dhe dyshohet që në mënyrë të paligjshme të ketë dalë jashtë territorit shqiptar.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka nisur letër-porosi në Mal të Zi, shtet ku edhe në koordinim me DEA-an amerikane nisi mbikëqyrja e lëvizjes së plehut kimik nga autoritetet shqiptare, ku fshihej mbi 485 kg kokainë, si dhe Kolumbisë, ku është edhe vendnisja e ngarkesës. Asnjëri prej këtyre shteteve nuk ka kthyer përgjigje deri më sot.

Gjykata ka caktuar masa sigurie për 10 persona ku është zbardhur roli i secilit prej tyre shoqëruar edhe me përgjime ambientale dhe telefonike. Nikolin Gjolena, i njohur Niko Lushnjari, cilësohet si personi kyç i trafikimit të kokainës nga Kolumbia në Frakull të madhe të Fierit. Aktualisht 10 të arrestuarit janë ne qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme, vendim i cili është ankimuar  nga avokatët me pretendimin se të arrestuarit nuk kanë lidhje me këtë trafik.

Laboratori i drogës në Fier u zbulua pasditen e 24 nëntorit , ku u sekuestrua edhe 485.5 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro. Laboratori u zbulua, përmes një operacioni të DEA-s Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku. Droga  u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator. Në pranga ka rënë Zenel Çervenaku bashkë me 9 të tjerë, të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa 1 tjetër është në kërkim. Për laboratorin e kokainës u arrestuan, Viktor Çervenaku, Zenel Çervenaku, Denilson Çervinaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Në burg apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për të lënë në burg 5 personat e akuzuar për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, Bledar Matoshin, Redion Meshin, Julian Malajn, Enxhi Ferhatin dhe Klajdi Vrionin (Kodrën).

Ju sugjerojmë

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame
Aktualitet

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

22 Maj, 2025 11:10 am
Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

22 Maj, 2025 10:59 am
Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
Aktualitet

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih

22 Maj, 2025 10:48 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Dënohet me dy vjet e tetë muaj burg avokati Radovan Çela

22 Maj, 2025 10:43 am
Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas
Aktualitet

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas

22 Maj, 2025 10:30 am
Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa
Aktualitet

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

22 Maj, 2025 10:17 am
FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti
Bota

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti

22 Maj, 2025 10:14 am
“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza
Bota

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza

22 Maj, 2025 10:04 am
Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA
Bota

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

22 Maj, 2025 9:58 am
Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale
Kryesore

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

22 Maj, 2025 9:48 am
Para
Veliaj publikon fotot e projektit të gjimnazit “Partizani”

Veliaj publikon fotot e projektit të gjimnazit “Partizani”

Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, kush është 32-vjeçarja (EMRI)

Plagosen dy vëllezër në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet

Gjendet një trup i pajetë në Divjakë

TE FUNDIT

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame
22 Maj, 2025

Artan Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare. Ish-kreu i Kadastrës mësohet se ndërroi jetë në...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!
22 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes së befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
22 Maj, 2025

Artan Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare. Sipas asaj që raporton Klan News, ish-kreu i...

Lexo më shumë

Dënohet me dy vjet e tetë muaj burg avokati Radovan Çela

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
22 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar këtë të enjte me katër vjet burg avokatin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com