Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Laboratori i Kokainës në Frakull, GJKKO jep dënimet për 10 të akuzuarit

2024/06/25 at 6:47 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
Laboratori i Kokainës në Frakull, GJKKO jep dënimet për 10 të akuzuarit

GJKKO ka dhënë dënimet për 10 personat e përfshirë në laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit.


Personat e përfshirë në laboratorin e kokainës janë Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 39,  datë 25.06.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Nikolin Gjolena dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nikolin Gjolena i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Nikolin Gjolena do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 14 (katërmbedhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Pushimin e akuzës për të pandehurin Denilson Çervenaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pg 1 në lidhje me nenin 328, pika 1 të K.Pr.Penale.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Denilson Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 17 ( shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Denilson Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Denilson Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 ( pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Pushimin e akuzës për të pandehurin Viktor Çervenaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pg 1 në lidhje me nenin 328, pika 1 të K.Pr.Penale.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Viktor Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesembëdhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Viktor Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Viktor Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjete) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Zenel Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Zenel Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nëntë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Zenel Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Enxhi Ferhati dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Enxhi Ferhati i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë)  vite burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga e pandehura Enxhi Ferhati do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Redion Meshi dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Redion Meshi i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nente) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Redion Meshi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Matoshi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Matoshi, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Bledar Matoshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bledar Matoshi dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bledar Matoshi i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Bledar Matoshi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Rona për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Rona, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Marildo Rona dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Marildo Rona i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Marildo Rona do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Malaj, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Julian Malaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të  nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Julian Malaj i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Julian Malaj me vendimin nr.91, datë 24.11.2022  të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Julian Malaj nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara prova materiale disponohen sipas kerkeses se prokurorit.

Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, në masën 36,483 (tridhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tre) lekë, si dhe  shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës,  i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Protestat e opozitës, Veliaj: Kur vjen fushata xhirojnë gomat, kur humbin djegin goma

Protestat e opozitës, Veliaj: Kur vjen fushata xhirojnë gomat, kur humbin djegin goma

“Grupi ishte i vështirë”, Elseid Hysaj vjen në Shqipëri: Tani do shkoj edhe unë me pushime

"Grupi ishte i vështirë", Elseid Hysaj vjen në Shqipëri: Tani do shkoj edhe unë me pushime

Seanca për Belerin, SPAK paraqet prova shkresore

Fredi Beleri mbetet në burg, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë: Lejojeni të bëj betimin në Parlamentin Europian
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com