Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Laboratori i drogës në Shkozë, vetëm 1 në burg, 9 të tjerë lënë qelinë

2017/04/18 at 4:45 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Laboratori i drogës në Shkozë, vetëm 1 në burg, 9 të tjerë lënë qelinë

Për laboratorin e drogës në Shkozë të Tiranës, ku u arrestuan 10 persona, vetëm njëri prej tyre mbeti në burg, 9 të tjerët lanë qelitë pasi rezultoi se nuk kishin lidhje me kultivimin e hashashit brenda tunelit të ish-Uzinës së Autotraktoreve.


Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë liroi nga burgu 9 nga 10 të arrestuarit e dyshuar për përfshirjen në kultivimin e lëndëve narkotike brenda tunelit të ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë.

Gjyqtari Artan Lazaj, vendosi të mbajë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” vetëm 59 vjeçarin Gerald Bilimani, i dyshuari i vetëm për laboratorin e kultivimit të hashashit në Shkozë.

Në vendimin e arrestit, thuhet se Bilimani është personi që ka marrë me qira ambientet e tunelit në ish-Uzinën e Traktorëve ku u gjetën pajisje për kultivimin e hashashit në ambientet të mbyllura. 59 vjeçari nuk ka treguar për aktivitetin e tij të paligjshëm, që për prokurorinë, së bashku me punëtorë të tjerë të cilët i paguante me shuma të ndryshme, ai kultivonte prej vitesh hashash.

Prokuroria dyshon se transportin e hashashit nga tuneli drejt ambienteve të tjera, Bilimani e kryente me ambulancën e spitalit ku ishte punësuar si shofer.

Burimet thonë se hetuesit po punojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e Gerald Bilimanit në kultivimin e hashashit brenda tunelit në Shkozë.

Ndërkohë me kërkesë të prokurorisë, gjykata i caktoi masë e sigurisë “arrest shtëpie” dy rojeve të shoqërisë private Arjan Kara dhe Ramazan Losha, të cilët ishin punësuar për ruajtjen e ambienteve të dy tuneleve që ndodheshin në atë zonë.

Nga ana tjetër me kërkesë të prokurorisë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelia të 7 të dyshuarve të tjerë, të cilëve ju caktua masa e sigurisë ”detyrim për paraqitjeje”.

Sipas prokurorisë, nuk është gjetur asnjë provë që 7 të dyshuarit e liruar, kanë lidhje me aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të hashashit.

Për hetuesit, pronari i tunelit Hazmi Parllaku prej tre vitesh e kishte dhënë me qira ambientete brenda tunelit dhe nuk kishte dijeni për aktivitetin e paligjsghëm që kryhej.

Edhe i dyshuari Gjergj Duro dhe i biri i tij Kristi Duro u liruan pasi nuk kishin lidhje me tunelin ku ishte ngritur laboratori i drogës. Nga gjykata u lirua edhe faturisti i OSHEE-së Robert Minoni me arsyetimin se nuk kishte dijeni për ngritjen e aktivitetit të tillë, pasi vetëm lexonte sahatin për energjinë e konsumuar.

Edhe personat e tjerë që u liruan, sipas akuzës, nuk kanë lidhje me laboratorin e drogës, duke shfryrë kështu operacionin e policisë për zbulimin e laboratorit dhe arrestimin e 10 personave, ku 9 prej tyre lanë qelitë e paraburgimit.

Në tunel, thonë burimet, u gjetën disa pajisje që kultivonin lëndë narkotike, 46 kg hashash, 1375 kubikë me kanabis sativa dhe 205 rrënjë hashashi. /ABC

Etiketa: 1 i arrestuarDrogalaboratorlirohen 9Shkozetunel


Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Nëse keni këto 15 karakteristika, keni inteligjencë të lartë emocionale

Nëse keni këto 15 karakteristika, keni inteligjencë të lartë emocionale

E verteta e “marrëveshjes” në darkën e Pazarit të Ri

Presidenti i ri/ Në raundin e parë shkohet pa emër...

Postndeshja me Austrinë/ Duka: Nuk jemi akoma gati për Europian

Armando Duka s'fitoi në UEFA, ja emaili denigrues që dogji kandidaturën e tij
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com