Aktualitet

Laborant dentar pa licencë, pranga 51-vjeçarit në Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 19/02/22 |
Opi Nion

Një 51-vjeçar, administrator i një laboratori dentar është arrestuar nga policia. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se 51-vjeçari ushtronte aktivitetin pa licencë për ushtrimin e profesionit dhe pa kasë fiskale.

Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë.

Policia gjatë kontrollit në laboratorin dentar, ka konstatuar edhe dy punonjës, njëri prej të cilëve me origjinë turke, që nuk ishin të regjistruar në organet përkatëse.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ëhiteness”. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari për ushtrim të aktivitetit pa licensë e kasë fiskale, në laboratorin dentar. Në zbatim të planit të masave kundër informalitetit në tregtimin e mallrave me akcizë dhe mallrat e tjera, hidrokarbureve, aktivitetit të paligjshem të depove farmaceutike dhe laboratorëve mjekësore, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Ëhiteness”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

–  I.A. 51 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në laboratorin dentar, në rrugën Gjylbegaj-Shkodër, në administrim nga ky shtetas. Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet i pa pajisur me licensë për ushtrimin e profesionit, dhe pa kasë fiskale.

Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehja e te ardhurave“, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar“ dhe “Punësimi i paligjshëm“.

 

Pas