Labinot Gashi, prezantuesi i njohur i programit “Një kafe me Labin”, është komentuar shumë për fejesën e tij me Qëndresën. Gazetari i njohur i “RTV 21”, pjesë e kastit të “Dance With Me”, do të qëndrojë në Tiranë për shumë muaj radhazi dhe Qëndresa është shpërngulur bashkë me të. Labi e ka prezantuar të fejuarën e tij simpatike me të gjithë kolegët, por edhe me anëtaren e jurisë, Valbona Selimllari.