Aktualitet

La vetingun në mes, qeveria i jep postin e ri gruas së zv/kryetarit të KQZ


               Publikuar në : 20:54 - 14/02/20 |
Al Do

Bashkëshortja e nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, është emëruar në një detyrë të re nga qeveria pasi 10 ditë më parë ndërpreu me dorëheqje procesin e vettingut ndaj saj.

Elona Kana kishte hyrë në filtrat e vettingut në tetor të vitit të kaluar si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë. Gjatë seancës së parë ajo kërkoi dorëheqjen e relatores Xhensila Pine me pretendimin se ajo ishte zgjedhur nga Partia Demokratike dhe mund ta cënonte në proces për shkak të qëndrimit të mbajtur në KQZ nga bashkëshorti i saj, Denar Biba.

Megjithatë ajo nuk priti që procesi i vettingut ndaj saj të përfundonte dhe paraqiti dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Në datën 3 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vettingut ndaj Elona Kanës dhe të ndalojë atë për 15 vjet mbajtjen e posteve në sistemin e drejtësisë.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar Këshillin e Ministrave për emërimin e zonjës Kana si anëtare së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për periudhën e mbetur të mandati. Vendimi për emërimin e saj është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë. /Opinion.al

Pas